Multi sprej

Produkt i mirëmbajtjes për shumë qëllime për lubrifikim, mbrojtje, pastrim dhe lirim në 1001 aplikime.


Multi sprej

Aerosol 400 ml

Produkt i mirëmbajtjes për shumë qëllime për lubrifikim, mbrojtje, pastrim dhe lirim në 1001 aplikime.
Fusha e zbatimit
Për lubrifikim, mbrojtje, pastrim dhe lirim në 1001 aplikime në shtëpi, në punëtori, garazh, kopsht, karavan, makina dhe anije. I përshtatshëm për lubrifikim për dyer dhe dritare rrëshqitëse, varëse, bulona, dryrë dhe kushineta rul. Gjithashtu për mirëmbajtje të motoçikletave, biçikletave, skuterëve, makinave, vegla (kopshti) dhe pajisje sportive. Gjithashtu për të hequr papastërtitë dhe vajrat nga fellnet e aluminit të veturave, zingjirët e biçikletës, ingranazhet, kushineta dhe lirim (fiksim) për materiale të ndryshkura dhe oksidime të tilla si bulona dhe vida.

Karakteristikat

  • Lubrifikon
  • Mbron
  • Largon papastërtitë dhe yndyrat
  • Liron
  • Mbron nga korrozioni
  • Kapacitet për shpërbërje të oksidimit dhe papastërtive
  • Hidrofobik
  • Pa silikon
  • Me pipëz
  • Mund të përdoret në të gjitha pozicionet

Përdorimi

Përgatitja

Trajtimi paraprak: Tërësisht e pastroni, hiqni yndyrën dhe e terni sipërfaqen.

Aplikimi

Përgatitja e produktit: Tundeni mirë para përdorimit.
Udhëzimet për përdorim: Spërkatni një shtresë të hollë dhe të rrafshët në të gjitha sipërfaqet. Nëse përdoret si vaj për depërtim atëherë të aplikohet në të gjitha sipërfaqet. Pas përafërsisht 5 -10 minuta, pjesët mund të çmontohen. Për përdorim parandalues, së pari të trajtohen pjesët para montimit.
Njollat/Mbetjet: Hiq njollat me bizon Cleaner Spray.
Vërejtje: Përdorni majen shtesë të sprejit të montuar në kapak për shpërndarje optimale.