RRETH BISON

Unë punoj vetëm me Bison.

Kushdo që përmend ngjitës, thotë Bison.

Kushdo që mendon për Bison, mendon ngjitës.

Njohja e markës është gati 100%. Bison është prijës i tregut me dekada në sektorët e ngjitësit dhe silikonit me pjesëmarrje në treg afër 90% për disa grupe produktesh.

Bison është pjesërisht bazë për çdo punë për shkak të gamës së pashembullt të produkteve. Për (kritikët) që punojnë vet rreth shtëpisë, përforcim, riparim, montim dhe mbyllje, brenda, jashtë, në kopsht, në karvan dhe në barkë.

Produktet e mirënjohura janë Poly Max®, Montagekit, Bison Kit® dhe Nexus® Glue.

Cilësi dhe inovacion

Përzgjedhja e Bison nënkupton të përzgjedhësh cilësi. Për të qenë në gjendje të garantohet vazhdimisht cilësi e shkëlqyer, Bison përdorë sistemin e sigurimit të cilësisë. Kjo përfshin tërë procesin prej materialeve të lëndëve të para, prodhimit deri në produktin final dhe dërgimin në pajtim me procedurat e përcaktuara dhe të monitoruara. Ky sistem natyrisht është i certifikuar me ISO 9001. Në këtë mënyrë, përdoruesi mund të jetë i sigurt për cilësinë.

Bison International

Bison është pjesë e Bison International, furnizues për tërë botën e ngjitësve dhe kualitetit të lartë për tregjet profesionale dhe private. Për më tepër, Bison International është kompani prapa Bison Professional, Griffon, Bostik (Itali) dhe Imedio. Të gjitha ato janë brende superiore dhe të pakontestueshme në tregjet dhe segmentet e tyre. Çdo gjë në lidhje me Bison International mund të gjendet në faqen e kompanisë sonë.

Bison International është pjesë e Grupit Bolton që nga viti 1996. Bolton Group prodhon dhe shet një seri të produkteve të kualitetit të lartë, shumë prej të cilave janë udhëheqësit e tregut në kategorinë e tyre. Portofoli përmban rreth 40 linjat e prodhimit në fushën e produkteve ushqimore, detergjenteve dhe produkteve të pastrimin, produkte për higjienën personale dhe kujdesit të lëkurës, kozmetikë, pelena dhe ngjitës.

Lexoni më shumë për Bolton Group në faqen e tyre.

Bison International beson se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i vazhdueshëm i produkteve tona dhe inovacioni. Duke qenë në dijeni për lidhjen midis cilësisë së punës dhe përdorimit të produkteve të cilat funksionojnë si duhet, ne përqendrohemi në nevojat e konsumatorëve për të krijuar produkte të cilat përmbushin premtimin e tyre.

Kjo është edhe një sfidë dhe një angazhim për kompaninë tonë, përveç angazhimit tonë të qëndrueshmërisë. Në të vërtetë, ne gjithmonë kemi krijuar produkte ekologjikisht të shëndetshme dhe të sigurta. Ne gjithashtu gjithmonë kemi në mend se duke përdorur ngjitës për të riparuar diçka natyrshëm ndihmojmë për të shmangur mbeturinat.

Pasi ndërgjegjësimi mjedisor është në qendër të biznesit tonë, ne aplikojmë masa në të gjitha fushat – nga zhvillimi i produktit dhe proceset e prodhimit, deri te përdorimi dhe asgjësimi nga ana e konsumatorëve. Bison International vazhdimisht gjen mënyra për të mbrojtur dhe për të përmirësuar kushtet për shëndetin e punonjësve tanë, mjedisit dhe miliona konsumatorëve tonë në mbarë botën. Kjo ilustrohet edhe me faktin se emisionet tretëse që ndodhin gjatë procesit të prodhimit tonë janë shumë nën kufirin ligjor.

Politika jonë e qëndrueshmërisë është e bazuar në 4 shtylla të rëndësishme:

 

  • Produkte cilësore
  • Paketim inovativ
  • Fabrikë e pastër
  • Njerëz frymëzues