Karakteristikat
• Shumë shpejt ngjyroset
• Ekstra bardhë
• Mund të gdhendet me kujdes
• Lehtë për t’u përdorur
• Rezistent në lagështi
• Lidhje e shkëlqyer pa parashtresë
• Lehtë për të aplikuar
• I papërshkueshëm nga uji pas terjes së plotë
• Rezistent ndaj UV dhe të gjitha llojet e motit
• Për përdorim brenda dhe jashtë
• Permanent Elasto-plastik (max. 12,5% elasticitet)
• Rezistent në temperatura nga -20 ° C deri + 75ºC
• Njollat e freskëta mund të hiqen me ujë
Përdorimi
Përgatitja
Kushtet e punës: Midis + 5 ° C dhe + 40ºC.
Veglat: Përdorimi i revoles me silikon (Bison Klik Gun) për të përdorë fishekun.
Aplikimi
Mbulimi: 1 fishek për 8 m, madhësia e lidhjes 6×6 mm
Udhëzimet për përdorim: Prejeni majen plastike mbi vidhosje. Në fishek vendosni pipezën plastike dhe prejeni në pjerrtësi në madhësinë e dëshiruar. Për përdorim me fishek përdorni revole për silikon. Për rezultat të mirë skajet e lidhjes i mbuloni me shirit mbrojtës. Gjerësia e lidhjes duhet të jetë mes 4-20 mm. Për të shmangur lidhje tre-anësh, së pari mbushni lidhjen me shkumë në shkop ose PE mbulesë. Plotësoni në mënyrë të barabartë lidhjen me silikon dhe e përpunoni brenda 10 minutave duke përdorur shpatull të lagur ose Veglën e shumëfisht Bison për silikon. Hiqni shiritin mbrojtës menjëherë pas përpunimit. Shtresa sipërfaqesore do të shfaqet pas 1 minute. Silikoni mund të ngjyroset pas 30 minutash me një ngjyrë me bazë uji dhe pas 2 orësh me një ngjyrë me bazë tretëse.
Njollat/mbetjet: Hiq njollat e freskëta menjëherë me ujë. Silikoni i terur mund të largohet vetëm mekanikisht.
Vërejtje: Pas terjes së plotë, silikoni është rezistent ndaj motit. Pas 30 minutash, shtresa sipërfaqesore është mjaft e fortë që të mund të ngjyroset. Silikoni do të forcohet gjatë terjes dhe ngjyra që nuk është elastike mund të plasaritet.
Koha e terjes
Për informacion të detajuar në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.