Shirit për veturë

Category:

Shirit për veturë

Role 1,5 mx 19 mm 

Shirit shkumë ngjitëse rezistent ndaj UV dhe motit, vetë-ngjitës me dy anë, për sipërfaqe të lëmuar dhe të rrrafshët për brenda dhe jashtë.

 
Fusha e zbatimit
Për ngjitje të shpejtë, të pastër dhe të thjeshtë të pajisjeve në makinë, anije dhe karvan, siç janë shirita dekorativ, dritat e frenave të tretë, pllaka me të dhëna, shenja trafiku dhe paralajmëruese dhe termometra. Ngjitet në sipërfaqe të rrafshta dhe të buta.

Karakteristikat

  • Rezistente në UV dhe kushte moti
  • Për përdorim brenda dhe jashtë
  • I fortë: 120 gram / 2 cm shirit
  • I shpejtë
  • Me ngjyrë të zezë

Përdorimi

Përgatitja

Kushtet e punës: Aplikoni në sipërfaqe me përafërsisht të njëjtën temperaturë si në shirit ashtu dhe gjërat përreth. Për ngjitje optimale, aplikoni shiritin në temperatura midis përafërsisht 15ºC – 25ºC, dhe në nivel relativ të lagështisë prej 40% – 70%.

 
Aplikimi

Udhëzimet për përdorim: fillimisht shënoni qoshet e gjësendit në sipërfaqe, pasi objektet e fiksuara vështirë se mund të zhvendosen pa i dëmtuar shiritat ngjitës. Aplikoni shirit të mjaftueshëm sipër gjësendit që ka për t’u ngjitur (2 cm për 120 g). Hiq foljen mbrojtëse, vendose gjësendin në vend dhe shtyp në mënyrë të sigurt.
Njollat/mbetjet: Hiqni mbetjen e shiritit me shpirit të bardhë.

 
Koha e terjes

Për informacion të detajuar në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.