Parandalimi i mykut: terni lidhjet e silikonit

Rritja e mykut në ngjitës në banjo, etj është një fenomen i njohur si tregohet nga pika të zeza që shfaqen. Kjo rritje është për shkak se rrethanat, për shembull, në banjo janë ideale që kjo të ndodhë. Lagështia e lartë dhe baza e mirë e mbarështimit të mykut krijohen për shkak të mbetjeve të sapunit, temperaturës së lartë dhe errësirës së shpeshtë.

Për të parandaluar këto probleme, silikoni për banjo përmbanë të ashtuquajturat fungicide për të luftuar rritjen e mykyt. Këto substanca dalin në pjesën e jashtme të lidhjes me silikon dhe aty në një mënyrë konsumohen. Kjo do të thotë se pas një periudhe të caktuar, vetitë anti-fungale të salikonit harxhohen.

Sa më shpesh që silikoni bëhet ‘i tej ngarkuar’, aq më shpejt karakteristikat e tij anti-fungale pushojnë të funksionojë. Kjo periudhë mund të zgjasë në mes të disa muajve dhe një numër vitesh. Për të arritur periudhën më të gjatë të mundur, ne ju këshillojmë si në vijim:

1. Kujdesuni që të mos mbetet ujë në lidhje.
2. Pastroni lidhjet e salikonit pas dushit ose larjes me sasi të vogël të një agjenti jo-agresiv të pastrimit dhe pastaj thani menjëherë.
3. Ajrosni sa më mirë hapesirën.