Silikon për kamin

Categories: ,

Silikon për kamin

Fishek 530 g

Silikon që nuk digjet për riparim dhe mbushje kamini, ngrohësve dhe oxhaqeve. Gjithashtu për montimin dhe mbylljen oxhaqeve dhe skarave të betonit. Rezistent në temperaturë deri në 1250 ° C.

 
Fusha e zbatimit
Për riparimin dhe mbylljen e çarjeve, vrimave dhe lidhjeve në kamina, djegës, ngrohës, oxhaqe dhe për montimin dhe mbylljen oxhaqeve dhe skarave të betonit. Gjithashtu i përshtatshëm për mbylljen e përkohshme të sistemeve të lirimit të gazit të makinave dhe motoçikletave. Lidhet me metal, gur dhe beton.

Karakteristikat

• Rezistente ndaj nxehtësisë deri në 1250 ° C
• Formon fortësi si gur shkëmbi
• Mbushje rezistente ndaj nxehtësisë

Përdorimi

Përgatitja
Kushtet e punës: Midis + 5 ° C dhe + 40 ° C.
Trajtimi paraprak: Largoni yndyrën nga metali me mjetin Bison hollues për Bison Kit ose aceton. Para vendosjes së silikonit njomni pak sipërfaqet poroze me ujë.
Veglat: Përdorimi i revoles me silikon (Bison Kliko Gun) për të përdorë fishekun.

Aplikimi

Mbulimi:. 1 fishek për 8 m, madhësia e lidhjes 6×6 mm
Përdorimi i fishekut: Preni majen plastike mbi vidhosje. Në fishek vendosni pipezën plastike dhe prejeni në pjerrtësi në madhësinë e dëshiruar. Për përdorim me fishek përdorni revolen për silikon.
Udhëzimet për përdorim: Para vendosjes së silikonit njomni pak sipërfaqet poroze me ujë. Plotësoni lidhjet në mënyrë të barabartë me silikon dhe menjëherë përpunoni me shpatull të lagur. Lejeni të terët për të paktën 24 orë. Më pas ndizni një zjarr të lehtë derisa silikoni të terët plotësisht. Gjatë mbushjes me silikon të sistemeve të lirimit të gazrave së pari vendosni një shtresë të hollë silikoni, në të shtypni një copë leckë me fibra xhami dhe e mbuloni me silikon. Lejoni të terët për të paktën 24 orë. Hiqni silikonin e tepërt menjëherë me ujë.
Njollat/mbetjet: Hiq njollat e freskëta menjëherë me ujë. Mbetjet e terura mund të largohen vetëm mekanikisht.
Vërejtje: Ekspozimi i silikonit në temperatura shumë të mëdha para se të terët plotësisht mund të shkaktojë që silikoni të pelcet dhe bie plotësisht. Pas vendosjes së silikonit, një shtresë e lëngshme do të shfaqet në sipërfaqe. Kjo nuk ndikon në cilësinë e silikonit.

Koha e terjes

Për informacion të detajuar në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.