Ngjitës për pasqyrë veture
Karakteristikat
• Shpejt
• Rezistent ndaj vibrimeve
Përdorimi
Përgatitja
Kushtet e punës: Mos e përdorni në temperatura nën + 15ºC. Në temperatura të ulëta, e ngrohni brenda veturën (xhamin e përparmë).
Trajtimi paraprak: Sigurohuni që pjesët (xhami i përparmë dhe baza metalike e pasqyrës) janë të pastër, e thatë dhe pa yndyrë. Hiqni tërë ngjitësin e vjetër- dhe shiritin e mbetur ngjitës. Nuk duhet të ketë kondensim në xhamin e përparmë.
Aplikimi
Udhëzimet për përdorim: E shënjoni pozitën e pasqyrës të cilën planifikoni ta ngjitni në xhamin e përparmë të veturës.
Kujdes: për shkak të tensionit në xhamin e përparmë kjo duhet të jetë pozita e saktë si më parë. E preni rrjetën e bashkëngjitur në formë dhe përmasa të bazës së pasqyrës. E shtypni rrjetën në ngjitësin e lëngshëm dhe e shtypni bazën e pasqyrës në zonën e shënuar. E mbani fort për të paktën 5 minuta. Çfarëdo lëvizje e bazës së pasqyrës gjatë kësaj periudhe do të rezultojë në ngjitje të dobët. Le të thahet për 15 minuta para se të përshtatet pozita e pasqyrës. Njollat/mbetjet: Hiq njollat menjëherë me aceton.
Vërejtje: Bison Car Mirror është një ngjitës anaerobe, që do të thotë se është i projektuar për t’u tharë në mungesë të oksigjenit, në kombinim me rrjetë të mbarsur. Ngjitja jashtë zonave të ngjitura nuk do të teret për shkak të pranisë së oksigjenit.
Koha e terjes
Për informacion të detajuar në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.