Karakteristikat
• Transparent
• Rezistent ndaj ujit
• Fleksibël
Përdorimi
Përgatitja
Kushtet e punës: Mos e përdorni në temperatura nën + 10 ° C.
Trajtimi paraprak: Nëse është e nevojshme, yndyrën e largoni me aceton.
Aplikimi
Udhëzimet për përdorim: Kur ngjitni pjesë të cilat mbulojnë njëra tjetrën: E qitni ngjitësin hollë mbi tërë sipërfaqen në të dyja anët. E lëni të thahet për 5-20 minuta. Ngjitësi duhet të jetë i thatë ndaj prekjes. Koha e tharjes varet nga natyra e materialeve dhe temperaturës. I bashkoni pjesët dhe i shtypni fort apo ngjeshni. Pas bashkimit, pjesët ngjiten menjëherë! Forca finale e ngjitjes varet nga shtypja, prandaj ushtroni shtypje sa më shumë që është e mundur mbi tërë sipërfaqen.
Kur i ngjesim pjesët të cilat do të fryhen më vonë (barkat që fryhen, shiritat për notim, topat e plazhit etj.), e lëni që ngjitësi të teret për të paktën 6 orë para se t’i fryni këto gjësende.
Vrimat dhe grisjet gjatë ngjitjes: përdorni gërshërët për të prerë copën e cila do të ngjitet. Copa duhet të jetë më e madhe se sa prerja/vrima e cila do të riparohet. Sa më e madhe që është copa aq më e fuqishme do të jetë ngjitja. Pastaj ndiqni udhëzimet për pjesët të cilat mbulohen.
Njollat/mbetjet: Hiq njollat freskëta me aceton.
Koha e arritjes së efektit: 5-20 minuta
Këshillë: Kur riparoni grisjet, e preni një rreth në vogël në të dyja fundet. Kjo e shpërndan presionin mbi grisje dhe e ndalon që të griset më tutje.
Koha e terjes
Për informacion të detajuar në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.