Karakteristikat
• Fortë, shpejtë dhe thjeshtë
• Rezistent ndaj motit
• Rezistent ndaj temperaturës deri në +70°C
• Nuk tkurret, nuk vjetrohet
• Pa tretës
• Rezistent ndaj dritës UV, pluhurit larës dhe detergjentëve
• Kapacitet i mirë i izolimit elektrik
• Mbushje të çarjeve
Përdorimi
Përgatitja
Siguria: Kontakti me pipëzën e nxehtë apo ngjitësin e shkrirë mund të shkaktojë djegie. Gjithmonë mbani pajisjen larg kontaktit të fëmijëve. Asnjëherë mos tentoni për të shpejtuar procesin e ftohjes duke mbajtur revolen nën rubinet. Gjithmonë e lëni të ftohet natyrshëm. Kontrolloni kabllon rregullisht për dëme ose çarje. Për arsye sigurie, mos e përdorni revolen me ngjitës nëse është e dëmtuar.
Trajtimi paraprak: Sipërfaqja duhet të jetë e pastër dhe e thatë. Rrafshoni duke i gërryer sipërfaqet e buta.
Aplikimi
Udhëzimet për përdorim: Vendos revolen në mengene (mbajtës) dhe e ngjitni në prizë. E futni shkopin prej ngjitësi 7 mm në revole dhe e lëni të nxehet deri në 5 minuta. E shtypni këmbëzën e revoles për të qitur ngjitësin në njërin prej dy materialeve. I shtypni fort pjesët për 15-20 sekonda. Lidhja bëhet e fortë brenda 1 minute. E rëndësishme: me kohë e fusni shkopin e ri me ngjitës pas të vjetrit për të shmangur ngrohjen e tepërt. Shmangni kontaktit me grykë të nxehtë. Kur revolja nuk është përdorur për 30 minuta apo më të gjatë, e hiqni kabllon nga priza. E qitni ngjitësin e lëngshëm në linja ose pika në njërën prej dy sipërfaqeve të lidhura. Ngjitni pjesët brenda 15 deri në 20 sekonda dhe e shtypni fort. Ngjitja do të ndodhë brenda 1 minute (në varësi të trashësisë së shtresës ngjitëse). Sipërfaqet më të mëdha më vështirë ngjiten sepse ngjitësi mund të ngrihet para se qitet në tërë sipërfaqen.
Njollat/mbetjet: Ngjitësi i mbetur mund të largohet vetëm mekanikisht.
Vërejtje: Kurrë mos e heqni pjesën e mbetur të shkopit me ngjitës nga revolja sepse kjo mund të dëmtojnë mekanizmin.