Karakteristikat
• Nuk bëhet dromca
• Nuk njollos
• Lyhet lehtë
• Korrigjohet lehtë
• Rezistente ndaj lagështisë
• Super i fortë
• PH-neutral
• I gatshëm për përdorim brenda 10 minutash
Përdorimi
Përgatitja
Kushtet e punës: Njollat e freskëta largoni menjëherë me një leckë të lagur.
Trajtimi paraprak: Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e lëmuar dhe pa pluhur dhe pa yndyra. Hiq shtresën e vjetër të tapetave me Bison Wallpaper Stripper. Hiq llaçin e lirshëm dhe mbushni vrimat me Bison Repair Kit. Muret e trajtuara me lateks duhet të pastrohen më parë me një përzierje me ujë dhe amoniak ose largues ngjyre dhe atëherë duhet të thahet mirë. Tërësisht gërryeni muret jo-absorbuese (p.sh. latex ngjyrë muri). Para lyeni muret shumë absorbues (p.sh. dërrasat apo llaçin e freskët) së pari lyeni me ngjitës të holluar për tapeta. Muret i pastroni dhe i thani shumë mirë. Papastërtitë në mur mund të shkaktojë njolla në tapeta.
Veglat: furçë, kovë, shkop për përzierje. Veglat pastrohen me ujë menjëherë pas përdorimit.
Aplikimi
Hollimi: Hollohet vetëm me ujë
Raporti i përzierjes: Shikoni udhëzimet.
Mbulimi: Shikoni udhëzimet
Udhëzimet për përdorim: Përzieni përmbajtjen pak nga pak me ujë të ftohtë derisa të largohen dromcat. Pas 10 minutave përzieni përseri mirë. Tani ngjitësi është gati për përdorim. Aplikoni ngjitës shumë dhe në mënyrë të barabartë në tapeta me një furçë. I kushtoni vëmendje në skaje. Paloni të dy skajet e tapetave në mes dhe leni të absorbohet ngjitësi. Skajet e tapetave vinil i palosni në mes pas vendosjes së ngjitësit që mos të thahen skajet. Ndiqni udhëzimet nga prodhuesi i tapetave. Ngjitësi i përgatitur mund të qëndrojë për disa ditë, nëse ruhet në enë i mbyllur.