Montagekit® Polystyrene


Bison_Montagekit_Polystyrene_440g6307051 BS Montagekit Polystyrene Adhesive Pot 1 kg

Montagekit® Polystyrene

Fishek 470 g
Tas 1 kg

 
Ngjitës ndërtimi super i fortë, pa tretës. Ideal për fiksimin solid të objekteve të polistirenit që duhet të ngjitën menjëherë në sipërfaqe poroze. Lehtë për t’u përdorur dhe për mbushje.

 

Fusha e aplikimit
Ideal për ngjitje të shpejtë dhe në mënyrë solide për shumë objekte polistireni (tempex) në sipërfaqet poroze të tilla si druri, shpërpllaka, betoni, guri dhe llaçi. I shkëlqyer për montim të dërrasave të izolimit, panele dekorative, pllaka tavani dhe materialet dekorative të tilla si stoli dhe skaje dekorative. Gjithashtu i shkëlqyer për ngjitje në sipërfaqe.

Karakteristikat

• Forca e lartë finale e ngjitjes
• Lehtë për t’u përdorur
• Për nbushje të vrimave
• Kryesisht për përdorim të brendshëm
• Pa tretës
• Elastik përgjithmonë
• I përshtatshëm për sipërfaqe jo të rrafshët
• Mund të përshtatet
• Rezistent ndaj lagështisë
• Rezistent ndaj temperaturës
• Me kapak ri-mbyllës

Përdorimi

Përgatitja

Kushtet e punës: Mos e përdorni në temperatura nën + 5 ° C.
Veglat: Përdorimi i revoles me silikon (p.sh. Bison Revole me Klik) për të trajtuar fishek. Një çekiç gome mund të përdoret për ngjeshje të lehtë. Përdorni një shpatull shpërndarëse (2 mm) për ngjitje të sipërfaqes.

 
Aplikimi

 

Përdoret për: Dërrasa dhe panele për mbulim të murit: rreth 5-8 m² / kg varësisht prej peshës së materialit. Listela, skajet (llajsnet) e dërrasave dhe korniza e drurit: rreth 4-6 m² / kg sipërfaqet e ngjitura.
Përgatitja e produktit: Para përdorimit, hape fishekun duke i prerë majën plastike të mësipërme me një thikë të mprehtë. Bashkëngjit pipëzën në fishek dhe e preni atë pjerrtas (hapja të paktën Ø 5 mm).
Udhëzimet për përdorim: Aplikoni ngjitës në mënyrë të barabartë në pika apo vija çdo 20-30 cm, në varësi të peshës së materialit. Gjithmonë aplikoni ngjitës në qoshe dhe përgjatë skajeve. Për ngjitje të sipërfaqes, të aplikoni ngjitës hollë dhe në mënyrë të barabartë në një anë, duke përdorur një shpatull shpërndarëse. Ngjitni pjesët menjëherë me një lëvizje rrëshqitëse dhe shtypni apo ngjeshni lehtë në mënyrë të vendosur. Rregullimet ende mund të bëhen. Nëse është e nevojshme, për materiale të rënda të bëhet përforcim dhe mbështetet sigurt.
Njollat/mbetjet: Hiq njollat e freskëta menjëherë me ujë. Mbetjet e ngjitësit të terur mund të largohen vetëm mekanikisht.
Këshilla: Për ngjitje të sipërfaqeve polistirene me sipërfaqe jo poroze, ne rekomandojmë Bizon Poly Max®. Për ngjitje të sipërfaqeve polistirene në zonat me nivel të lartë të përhershëm të lagështisë dhe/ose zonat e ekspozuara ndaj kontakteve afatgjate me ujë, përdorni bizon Poly Max®.

Koha e terjes

Për informacion të detajuara në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.