Montagekit® transparent


6305374_BS_Montagekit_Transparent_Tube_card_80_g6303328_BS_Montagekit_Transparent_Cartridge_310_g

Montagekit® transparent

Fishek 310g
Tubë 80g

 
Transparent, i fortë dhe pa tretës, ngjitës ndërtimi i bazuar në shpërndarje akrilike. Për fiksim të padukshëm dhe solid për të gjitha llojet e materialeve dekorative në sipërfaqe poroze. Nuk ka nevojë më për gozhda dhe vida. Lehtë për t’u përdorur dhe për mbushje.

 

Fusha e aplikimit
Ideal për ngjitje ekstra të fortë e të gjitha llojeve të (ndërtimit), materiale të tilla si druri, guri, metali dhe të shumta sintetike, praktikisht për çdo sipërfaqe prej guri, betoni, druri, metali, sintetike, llaçi, pllaka gipsi, etj. Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. I shkëlqyer për montimin e p.sh. kornizave druri, dërrasa të skajeve, pragjeve, parmakë dritaresh, dërrasa të ndërtimit, veshje me dërrasa, listela, pjesë druri, ulluqe për kabllo, pllaka për emra, numra të shtëpive, dërrasa panel muri, panele, pragje, pllaka qeramike, grepa të varjes, pragje, kuti shpërndarëse. Gjithashtu i shkëlqyer për materiale dekorative si stolitë dhe skajet dekorative llaç/polistiren/poliuretan, pllaka të emrave dhe grepa për varje. Gjithashtu i shkëlqyer për ngjitje në sipërfaqe.

Karakteristikat

• 100% transparent (pas tharjes)
• Forcë e lartë finale e ngjitjes
• Lehtë për t’u përdorur
• Mbushje
• Kryesisht për përdorim të brendshëm
• Pa tretës
• Elastike përgjithmonë
• Universal
• I përshtatshëm për sipërfaqe jo të rrafshëta
• I përshtatshëm
• Rezistent ndaj lagështisë
• Rezistent ndaj temperaturës
• Me kapak ri-mbyllës

Përdorimi

Përgatitja

Kushtet e punës: Mos e përdorni në temperatura nën + 5 ° C.
Veglat: Përdorni revolen me ngjitës (p.sh. Revole Bison Power) për të trajtuar me fishek. Një çekiç gome mund të përdoret për ngjeshje të lehtë. Për bashkim të sipërfaqeve përdorni një shpatull shpërndarëse të ngjitësit (2mm).

Aplikimi

Përdoret për: dërrasa që mbulojnë muret dhe panele: përafërsisht 5-8 m² / kg varësisht prej peshës së materialit. Listela, bordet skaj dhe korniza druri: përafërsisht 4-6 m² / kg për sipërfaqe të ngjitur.
Përgatitja e produktit: Para përdorimit, e hapni fishekun duke i prerë pjesën e jashtme të plastikës mbi vidë me një thikë të mprehtë. Bashkëngjitni pipëzën për fisheku dhe preje pjerrtas (hapja paktën Ø 5 mm).
Udhëzimet për përdorim: Aplikoni ngjitës në mënyrë të barabartë në pika apo vija çdo 20-30 cm, në varësi të peshës së materialit. Gjithmonë aplikoni ngjitës në qoshe dhe përgjatë skajeve. Në rast të ngjitjes së sipërfaqeve, të qitet ngjitësi holl dhe në mënyrë të barabartë në një anë duke përdorur një shpatull për shpërndarje të ngjitësit. Bashkoni pjesët menjëherë me një lëvizje rrëshqitëse dhe shtypni apo e ngjeshni lehtë në mënyrë të vendosur. Rregullimet ende mund të bëhen. Nëse është e nevojshme, siguroni ose përforconi materialet e rënda.
Njollat/mbetjet: Hiq njollat e freskëta menjëherë me ujë. Ngjitësi i mbetur i tharë mund të largohet vetëm mekanikisht.
Këshilla: Për ngjitje të  gurit natyror, ne rekomandojmë Bizon Poly Max®. Për ngjitjen e materialeve jo-poroz për sipërfaqet jo-poroz, përdorni bizon Poly Max®. Gjithashtu përdorni Bizon Poly Max® për ngjitjen e materialeve në zonat me nivel të lartë të përhershëm të lagështisë dhe/ose zonat e ekspozuara ndaj kontakteve të gjata qëndrimi në ujë.
Vërejtje: Ngjitësi është i bardhë kur del nga fisheku, por transparent kur bëhet plotësisht i thatë. Në varësi të materialeve dhe rrethanave (p.sh. temperatura), kjo mund të marrë kohë.

Koha e terjes

Për informacion të detajuar në lidhje me kohën e terjes, shih dokumentacionin teknik.